Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë ku si pasojë është plagosur rëndë një 75 vjeçar.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rinasit, tek kthesa e Laknasit.
Sipas uniformave blu mjeti me drejtuese shtetasen G. S., 46 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.