Varhelyi: Javën e ardhshme mbërrijnë dozat e para të vaksinave nga BE për Ballkanin Perëndimor

0

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka bërë me dije se javën e ardhshme pritet që të vijnë dozat e para të vaksinave anti-Covid nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Varhelyi përmes një postimi në Twitter është shprehur se do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.

Ndër të tjera në postimin e tij ai bën me dije se 651 000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech do të dorëzohen në muajin maj deri në gusht për të rritur fushatën e vaksinimit.

“Unë do të udhëtoj në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, pasi vaksinat e para kundër Covid-19 të financuara nga BE do të arrijnë në rajon. 651 000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech do të dorëzohen në muajin maj deri në gusht për të rritur fushatën e vaksinimit. Ne kujdesemi!”, shkruan komisioneri Varhelyi.

Komisioni Evropian ka dhuruar 651 mijë doza vaksinash për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria do të marrë konkretisht 145 mijë doza, Kosova 95 mijë, Maqedonia e Veriut 119 mijë, Serbia 36 mijë, Mali i Zi 42 mijë dhe Bosnjë-Hercegovina 214 mijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu