Ish-deputeti demokrat Arben Ristani thumbon kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare.
Këtë të dielë, Ristani ka zgjedhur një shprehje të fizikantit Albert Ajnshtajn për të ironizuar Bashën.
“Sipas Albert Einstein: Çmenduri është të bësh gjithmonë te njëjtën gjë dhe te presësh rezultate te ndryshme”, shkruan Ristani në rrjetet sociale.