Juventus nuk është dëshpëruar aspak nga festa e Inter për titullin e 19-të të Seria A që sot e siguroi matematikisht falë ndaljes së Atalantës në barazim ndaj Sassuolos.
Bardhezinjtë fituan 1-2 me përmbysje në transfertën e Udineses, dhe protagonist absolut ishte padyshim portugezi Ronaldo me dy golat e tij.
Me këtë fitore Juventus shkon në vendin e dytë me 69 pikë së bashku me Atalantan, dhe mund të ngushëllohet me vendin e dytë ose me vetëshpalljen nënkampion pasi nuk arriti dot objektivin madhor të 10 titujve rresht në Seria A.