Diplomatja zviceriane ka ndërruar jetë në Teheran në rrethana krejt të çuditshme, pas rënies nga ndërtesa e lartë ku banonte.
Agjensi të ndryshme lajmesh pohojnë se viktima ishte e moshës 51 apo 52 vjeç. Në deklaratën e ministrisë së jashtme zvicerane thuhej se ishin të shokuar nga kjo ngjarja tragjike dhe i përcillnin ngushëllimet e tyre më të thella familjes.
Shtypi Iranian shkruante se trupi i diplomates u gjet nga një kopshtar. Më herët një punonjës i ambasadës kishte shkuar ta kërkonte në banesë, por nuk e kishte gjetur. Zvicra ka përfaqësuar interesat diplomatike të SHBA në Iran që prej kohës kur dy vendet i ndërprenë relatat mes tyre pas revolucionit islamik të vitit 1979.