COVID-19 / Kosova regjistron 153 raste të reja, dhe vetëm një humbje jete

0
Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 153 raste të reja nga 2,784 teste të kryera dhe vetëm një humbje jete. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se jetën si pasojë e sëmundjes e humbi një 47-vjeçar nga komuna e Mitrovicës.

Numri total i rasteve pozitive është 106,345 nga 552,070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97,384 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,758.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 29 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Pejë 5 raste, Vushtrri 5 raste. Drenas 4 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste. Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu