Ezekutoi gruan me kallashnikov, çudit Koço Buzo: mohon të ketë qenë ai vrasësi (DETAJE)

0

Koço Buzo ka dhënë një dëshmi të fortë para oficerëve të policisë gjyqësore të Elbasanit kur u pyet për vrasjen e bashkëshortes së tij Lilianës.

Siç raportohet Buzo ka mohuar të ketë qenë ai vrasësi duke theksuar se ai ka qenë në shtëpi dhe jo në vendin ku u vra bashkëshortja.

Madje, ai thekson se vrasjen e bashkëshortes e ka mësuar nga shokët e tij dhe se me Lilianën kishte gjashtë muaj që nuk fliste.

Liliana Buzo u qëllua dy ditë më parë sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku kishte shkuar të merrte urdhrin e mbrojtjes pasi vazhdimisht dhunohej nga i shoqi. Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes, avokatit dhe kalimtarit, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit. Viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.
Si nisën konfliktet mes çiftit

Liljana Buzo ishte kërcënuar nga 58 vjecari mbrëmjen e së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë. Koço Buzo ish polici i bëri priti 50 metra larg ambienteve të saj tek rruga “Ismail Dërbova” dhe më pas i qëlloi për vdekje. Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë, ndërsa njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu