Daily Mail shkruan për gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës, ishin fotografuar bashkë në Kosovë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një imazh në të cilin shihen gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipë duke shijuar një pije në Kosovë në vitin 1960. Këtë imazh e ka publikuar babai i Duas, Dukagjin Lipa.
Në mbishkrimin e imazhit Dukagjini ka shkruar: “Babai im, Seit Lipa dhe z. Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë një pije në qytetin e viteve 1960 në Pejë”.
Besimi (gjyshi i Rita Orës) ka ndërruar jetë në vitin 2005. Ai ishte i njohur për punën e tij në Ministrinë e Kulturës.
Seit (gjyshi i Dua Lipës) ka ndërruar jetë në vitin 1999, ai ishte i njohur si udhëheqës i Institut Kosovar të Historisë.
Rita ka lindur në Prishtinë. Nëna e saj, Vera është psikiatre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është një pronar pubi, i cili ka studiuar ekonomi.
Dua ka lindur në Londër dhe është fëmija i madh i prindërve shqiptarë të Kosovës. Nga ana e gjyshes së saj nga nëna, ajo është me origjinë boshnjake.