“Kam një vit që kam aplikuar për armë”, gazetari befason: Vlora është e mbushur me njerëz me armë

0

Gazetari Enrik Mehmeti, pohoi se kishte aplikuar prej një viti në polici për të marrë një armë me leje, por akoma nuk i kane kthyer pergjigje.

I pyetur nëse kishte kërcënime konkrete ai u shpreh se “të jetosh në një qytet si Vlora, duhet të marrësh disa masa”.

“Qarkullojnë aq shumë njerëz me armë, ndërkohë që shumë njerëz që i duan në banesat e tyre për sigurinë e tyre. Unë kam aplikuar që vitin e kaluar për një armë dhe policia nuk jep asnjë përgjigje. Ndërkohë që, qyteti është i mbushur me njerëz me armë. Sidomos për gazetarët, ne jetojmë në një qytet të vështirë. Të paktën në banesë, duhet të kesh mbrojtje”, u shpreh gazetari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu