Aksident i rëndë/ Automjeti përplas këmbësorin, e plagosura në gjendje kritike për jetën

0

Ditën e sotme ka ndodhur një aksident pranë bibliotekës së qytetit të Vlorës.

Burime për InfoWebTv bëjnë me dije se një automjet i tipit Audi ka përplasur një 60-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën, “At Kristo Negovani”. 27-vjeçari me iniciale F.H. është shoqëruar në polici, për hetime të mëtejshme.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia,shkruan InfoWebTV.

 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në rrugën “At Kristo Negovani”, Vlorë, mjeti me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasin V. Z., reth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu