E shfaqur me dorën e fashuar, Eni Vasili ka sqaruar se dora e saj nuk ishte e thyer.Në rrjetet e saj sociale, Vasili ka shpjeguar se shtatzania ka bërë që ajo të preket nga sindroma e tunelit karpal, shkruan InfoWebTV.
Por çfarë është sindroma e tunelit karpal?
Komprementimi i nervit të kyçit të dorës, i përfshirë në bashkësinë e simptomave që shkaktohen, quhet sindroma e tunelit karpal.
Simptomat
Kjo sindromë shkakton dhimbje në puls, ndjesinë e shpimit dhe të mpirjes së gishtit të madh, gishtit tregues dhe atij të mesit.
Personat që vuajnë nga kjo sindromë ndihen të dobët në raport me lëvizjen e duarve dhe humbin ndjeshmërinë, shkruan InfoWebTV.
Nga se shkaktohet
Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga trashëgimia, mosha e avancuar, fraktura e pulsit, kushte që favorizojnë mbajtjen e lëngjeve si shtatzënia dhe diabeti, deri tek shtimi i ngurtësisë së ligamentit apo ënjtjes së tendinave.
Terapia
Ajo ç’ka e ndihmon sindromën është përdorimi i një mbajtëse dore, për ta mbajtur në pozicion neutral ndihmon në reduktimin e dhimbjes.Nëse siptomat janë të rënda, atëherë trajtimi kirurgjik ndihmon.
infowebtv.com