Shkak shtatzania, Eni Vasili preket nga sindroma e tunelit karpal

0

E shfaqur me dorën e fashuar, Eni Vasili ka sqaruar se dora e saj nuk ishte e thyer.Në rrjetet e saj sociale, Vasili ka shpjeguar se shtatzania ka bërë që ajo të preket nga sindroma e tunelit karpal, shkruan InfoWebTV.

Por çfarë është sindroma e tunelit karpal?

Komprementimi i nervit të kyçit të dorës, i përfshirë në bashkësinë e simptomave që shkaktohen, quhet sindroma e tunelit karpal.

Simptomat

Kjo sindromë shkakton dhimbje në puls, ndjesinë e shpimit dhe të mpirjes së gishtit të madh, gishtit tregues dhe atij të mesit.

Personat që vuajnë nga kjo sindromë ndihen të dobët në raport me lëvizjen e duarve dhe  humbin ndjeshmërinë, shkruan InfoWebTV.

Nga se shkaktohet

Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga trashëgimia, mosha e avancuar, fraktura e pulsit, kushte që favorizojnë mbajtjen e lëngjeve si shtatzënia dhe diabeti, deri tek shtimi i ngurtësisë së ligamentit apo ënjtjes së tendinave.

Terapia

Ajo ç’ka e ndihmon sindromën është përdorimi i një mbajtëse dore, për ta mbajtur në pozicion neutral ndihmon në reduktimin e dhimbjes.Nëse siptomat janë të rënda, atëherë trajtimi kirurgjik ndihmon.

infowebtv.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu