Përcillet për në banesën e fundit Mehmet Qema, miqtë i dedikojnë gjestin përlotës

0

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit, 27-vjeçari Mehmet Qema, i cili u vra të hënën në mbrëmje nga shoku i tij i ngushtë Marjus Dema.

Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë miqtë e Qemës, i njohur si “Tallmani”. Vihet re që ata kanë stampuar në një bluzë foton e tij dhe pas kanë realizuar një foto të mbledhur së bashku.

Ka qenë reperi i njohur, Stresi që ka ndarë këtë foto nga ky moment vërtetë trishtues dhe e ka shoqëruar me një dedikim për mikun e ndjerë.

“Njerëzit qajnë trupin e vdekur kur e përcjellin në varr, por askush nuk qan zemrën e vdekur në trup të gjallë. “Tallman”, broski lamtumirë! Ngushëllime familjes”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë se 27-vjeçari kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Londra dhe ka marrë pjesë edhe në videoklipe në këngë të ndryshme reperash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu