Tronditëse/Tentoi të përdhunonte tre fëmijët e vëllait

0

Dhjetëra njerëz të zemëruar kanë sulmuar, e dhunuar brutalisht një burrë në Napoli, pasi dyshohet, se ai ka abuzuar seksualisht me tre fëmijë. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, ku turma e irrituar pasi e kanë dhunuar burrin, e kanë hedhur atë në një kosh plehrash.

Dyshohet se burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka hyrë fshehurazi në shtëpinë e vëllait të tij, 36 vjeç dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me tre fëmijët, nipërit/ mbesat e tij.

Por, para se ta kryente këtë veprim, agresori është pikasur nga vëllai.

Sakaq, mes tyre ka nisur përleshja, fillimisht në shtëpi, e më pas në rrugë. Shumë shpejt aty u mblodhën edhe banorë të tjetër të zonës, shkruajnë mediat e huaja, të cilët, nisin të dhunojnë brutalisht burrin.

Dhuna barbare është ndalur vetëm me arritjen e policisë në vendngjarje. Policia ka mundur të arrestojë burrin, ndërsa fëmijët janë dërguar në spital pasi gjendja e tyre psikologjike ishte tepër e rënduar. Ata kanë pasur shenja të ndryshme në trup, por deri më tani, nga hetimet paraprake, nuk rezulton të jenë abuzuar seksualisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu