Komandanti i Brigadës amerikane: Me këtë stërvitje, Shqipëria do të ketë një rol më të madh në rajon

0

Në mbërritjen e 267 trupave amerikanë në aeroportin e Rinasit, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe disa ushtarakë shqiptarë.

Pas zbarkimit të tyre, ka dhënë një prononcim për mediat edhe komandanti i përgjithshëm i brigadës amerikane ku ka thënë se kjo është një mundësi shumë e mirë për të bashkëpunuar dhe për të shkëmbyer eksperienca nëpërmjet forcave ushtarake shqiptare dhe atyre të vendeve aleate.

I pyetur në lidhje me rolin e Shqipërisë në rajon pas kësaj stërvitje, komandanti tha se më tej, se kjo stërvitje, konfirmon se vendi ynë do të ketë një rol më të rëndësishëm në rajon.

“Përshëndetje, dua të falenderoj ambasadoren dhe të gjithëve për mikpritjen, jemi të emocionuar të jemi këtu sot dhe do të marrim pjesë në këtë stërvitje.

Janë rreth 267 trupa që kanë ardhur këtu sot. Në këtë mënyrë të gjithë trupat nëpërmjet bashkëpunimit me njëri tjetrin do të kenë mundësi të shkëmbejnë eksperienca. Ne jemi këtu vetëm për të bashkëpunuar me aleatët tanë të NATO-s.

Shqipëria do të ketë një rol më të madh në rajon me këtë stërvitje të mbajtur, ne do të operojmë me trupat shqiptarë”- tha komandanti i brigadës amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu