Si do zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike, zbulohen emrat e Komisionit Zgjedhor

0

Kryesia e Partisë Demokratike ka propozuar që më 13 qershor të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

Propozimi ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, por duhet të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD.

Procesi i zgjedhjeve brenda partisë do të hapet më 16 maj deri më 22 maj, ndërsa fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor.Më pas, në 13 qershor do të bëhen zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë”.Basha ka konfirmuar se do të rikandidojë për drejtimin e PD.

Zbulohen emrat e Komisionit Zgjedhor

Jemin Gjana do të jetë në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike që do të zgjidhet në 13 qershor.

Anëtarët e këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjoke Vuksani.

Ndihmës do të jenë Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. infowebtv.com