Kapet sasia rekord prej 2.2 tonësh kokainë, dyshohet se u fut nga Porti i Durrësit

0

Një sasi rekord kokaine është kapur në Kosovë. Janë rreth 2.2 tonë kokainë, e cila dyshohet se ka mbërritur nga vendet e amerikës latine drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Kosovës.

Mesohet se droga ishte e fshehur në një kontenierë me banane, i cili ka hyrë nga porti i Durrësit. Vlera e saj në treg kap një shifër të frikshme prej 6.6 miliardë euro, ndërkoqë që policia nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare dhe për shkakun se aksioni është ende në vijim.

Autoritetet shqiptare dhe ato kosovare janë informuar nga shërbimet e huaja dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim ngarkesën për 10 ditë, për të zbuluar destinacionin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu