Në ambientet e KQZ-së po zhvllohet aktualisht rinumërimi i 114 kutive të votimit të qarkut të Beratit në kuadër të vendimit të shpallur nga KAS mbi pretendimet e ngritura nga LSI për parregullsitë me votat e paflevshme.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KAS, Marash Logu dhe anëtari i KAS Ilir Rusmajli, janë përfshirë në një debat të ashpër midis tyre në lidhje me kontestimin e një vote të pavlefshme.
Logu u shpreh se vota është e identifikueshme pasi përmendet emri i një rruge. Rusmajli kërkoi nga Logu të ruaj etikën, pasi vendimi për votën u mor me shumicë votash dhë kërkoi t’i hiqej fjala pasi po sillej si cub edhe pse më i vogli aty.
Pjesë nga debati:
Marash Logu: Është një votë…zoti Rusmajli
Ilir Rusmajli: Ju kërkoj edhe njëherë të ruani etikën…
Marash Logu:Tani edhe njëherë sepse ju po ju drejtohem, ka një fletë që është e identifikueshme sepse përmendet rruga “Juli”
Ilir Rusmajli: E kuptuam të gjithë, u mor vendim me shumicë votash
Marash Logu:Po ne duam pamjet sepse na duhen për Kolegjin Zgjedhor.
Ilir Rusmajli: Formuloni kërkesën në përputhje me manualin.
Marash Logu:Ja e themi në seancë, kërkesa jonë është të marrim pamjet filmike
Ilir Rusmajli: Kërkesa juaj do bazë ligjore
Marash Logu:Gjejeni ju bazën ligjore
Ilir Rusmajli: Mbyllja pak
Marash Logu: Të ta mbylli ty more zotëri, pse mua
Ilir Rusmajli: Po flet një anëtar i komisionit dhe nuk ke respekt. Je më i vogli këtu dhe çuditërisht me një sjellje prej cubi. Çdo kërkesë do plotësohet, hap manuelin dhe gjej bazën ligjore.