Vrau dhe dogji pros*titutën shqiptare natën e Krishtlindjes/ 20 vite burg për 32-vjeçarin në Francë

0

Një 32-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e prostitutës shqiptare, Brunilda Sadushi Kovaçi, e cila njihej me emrin Olivia, në Nice të Francës në vitin 2019.

Sipas mediave të huaja, Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për Roman Briy, i cili pasi e kishte paguar Olivian për seks në makinën e tij natën e Krishtlindjeve, e kishte mbytur atë. Trupi i shqiptares u gjet i braktisur më 25 dhjetor 2019, pjesërisht i djegur, në parkun Valmasque në Mougins.

Autori mësohet se do t’i nënshtrohet pesë viteve mbikëqyrje gjyqësore dhe rrezikon edhe tre vjet burg nëse nuk zbaton detyrimet e tij shëndetësore.

32-vjeçari i njohur si djalë i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat sipas tij i kanë ndryshuar karakterin pak para tragjedisë.

32-vjeçari i njohur si djalë i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat sipas tij i kanë ndryshuar karakterin pak para tragjedisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu