Policia jep detaje: Kush është 45 vjeçari që u gjet i vdekur në makinë

0

Policia thotë se personi që u gjet i pajetë sot në Vlorë, brenda makinës së tij, është 45 vjeçari. Shtetasi me inicialet E.L. u gjet i pajetë në makinë tek zona e quajtur “Kapelja” në qendër të Vlorës.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

“Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu