Ish kreu i KQZ, Kume: Nuk u bë e mundur sepse nuk donin partitë politike, nuk ishte në interesin e tyre dhe e…

0

Ish kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka qenë i ftuar në studion e Fax Neës, ku ka folur në lidhje me situatën paszgjedhore dhe me masate marra nga KQZ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Kume foli gjithashtu edhe përsa i përket votës së emigratëve. Ai u shpreh se shkak për mungesën e tyre në votime ishin vendimet e marra nga partitë politike. Sipas Kumes, vota e emigrantëve nuk ishte në interesin e partive politike dhe prandaj, vendosën t’a sabotonin duke bërë të pamundur pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

“Votimi i emigrantëve, nuk u bë sepse nuk donin partitë politike, jo sepse kishte vështirësi. Bënë sikur u morën me këtë problem, kanë arritur në përfundimin që nuk ishte në interesin e tyre vota e emigrantëve dhe e sabotuan.

Kujtojmë që komisioneri zgjedhor, ngriti grupin e punës për regjistrimin e shtetasve që ndodheshin jashtë vendit për të pasur mundësi të votonin.

Ky draft propozim shkoi tek rregullatori, por nuk u votua asnjëherë, sepse nuk donin partitë politike. Partitë politike të reflektojnë dhe të tregohen të ndershme, të ulen të punojnë ëpr këtë gjë sepse është e mundur të realizohet nëse do të donin”– tha Kume.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu