Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Laç Mamurras.
Viktima është 40-vjeçari Besim Seli, nga fshati Gjorm, i cili ishte duke lëvizur me motor në momentin kur është goditur nga një makinë, dhe për pasojë ka vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Laç – Mamurras pranë fshatit Gjorm, ndërsa burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit që u përplas me motorin është shoqëruar në komisariat. Ende nuk dihen shkaqet e plota të aksidentit, policia dje ekspertët vijojnë hetimet për ngjarjen.