Kërcet grushti mes vjehrrit e dhëndrit, tmerrohen udhëtarët në avion

0

Të shpeshta janë rastet kur familjarët zihen e grushtohen mes vete, por të rralla janë grushtimet kur njerëzit janë në ajër, pra duke flutuar me avion. Megjithatë një gjë e tillë ka ndodhur mes dy kosovarëve.

Në një aeroplan të mërgimtarëve që po vinte për në Kosovë ka ndodhur një rrahje e rëndë. Siç ka njoftuar gazeta Metro, një qytetar e ka dërguar një video ku shihet qartë një rrahje midis dy personave në një aeroplan. Dëgjohen edhe shumë të shara, ndërkohë që të tjerët tentojnë të ndalojnë rrahjen.

Sipas këtij qytetari, personat e përfshirë në këtë rrahje ishin familjarë mes vete, më saktësisht rrahja ka ndodhur midis vjehrrit dhe dhëndrit.
Disa udhëtarë kanë kërkuar që të ndërprehet përleshja, duke thënë se prezent ka edhe fëmijë. Ndërkohë nga stafi i aeroplanit dëgjohet tek thonë se është njoftuar policia dhe sapo të aterojnë do të merret policia me rastin.

Kjo ngjarje ka ndodhur të premtën.

https://static.joq-albania.com/imagesNew/2021/05/video-1622324334.mp4?_=1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu