LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje, mjeti përplas motorin, humb jetën 40-vjeçari

0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Laç Mamurras.

Viktima është 40-vjeçari Besim Seli, nga fshati Gjorm, i cili ishte duke lëvizur me motor në momentin kur është goditur nga një makinë, dhe për pasojë ka vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Laç – Mamurras pranë fshatit Gjorm, ndërsa burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit që u përplas me motorin është shoqëruar në komisariat. Ende nuk dihen shkaqet e plota të aksidentit, policia dje ekspertët vijojnë hetimet për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu