Nëpërmjet një videoje të postuar në faqen zyrtare në “Instagram”, Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot uniformat e reja të Kombëtares.
FSHF sqaron se bluzat e reja sjellin një motiv të ri grafik me shqiponjën dykrenare të stilizuar me motive gjeografike duke sjellë kështu një imazh modern dhe besnik të traditës në të njëjtën kohë.
Bluza e re është e pasuruar me detaje teknologjike si logo e realizuar në silikon dhe shkrimin “Ti Shqipëri më jep nder”, në një pozicionim të ri në brendësi!
Ngjyrat e bluzave janë të njëjta duke ruajtur ngjyrën e kuqe si bluzën përfaqësuese, e bardha si ngyrë jashtë fushe dhe e zeza si alternativë!