Imazh modern i traditës shqiptare, FSHF prezanton bluzat e reja të Kombëtares

0

Nëpërmjet një videoje të postuar në faqen zyrtare në “Instagram”, Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot uniformat e reja të Kombëtares.

FSHF sqaron se bluzat e reja sjellin një motiv të ri grafik me shqiponjën dykrenare të stilizuar me motive gjeografike duke sjellë kështu një imazh modern dhe besnik të traditës në të njëjtën kohë.

Bluza e re është e pasuruar me detaje teknologjike si logo e realizuar në silikon dhe shkrimin “Ti Shqipëri më jep nder”, në një pozicionim të ri në brendësi!

Ngjyrat e bluzave janë të njëjta duke ruajtur ngjyrën e kuqe si bluzën përfaqësuese, e bardha si ngyrë  jashtë fushe dhe e zeza si alternativë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu