Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve, arrestohen 2 persona

0

2 persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Skraparit pasi raportohet të kenë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave të tyre. I arrestuari L. H., 43 vjeç, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi me inicialet S. A., 28 vjeç, pasi u denoncuar nga bashkëshortja e tij, ndaj së cilës ushtronte dhunë në banesën ku jetonin.

Njoftimi i Plotë

Poliçan/Skrapar

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. H., 43 vjeç, banues në Poliçan, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij;

S. A., 28 vjeç, banues në Skrapar, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu