Vin Diesel nuk e ka përjashtuar mundësinë që vajza e Paul Walker, Meadow, të bëhet pjesë e kastit të “Fast and Furious”. Walker, i cili interpretoi rolin e Brian O’Conner në filmin aksion, vdiq në një aksident automobilistik në 2013, në moshën 40-vjeçare.
Përpara Fast and Furious 9, që pritet të shfaqet në kinema më 24 qershor, Vin foli për mundësinë e pjesëmarrjes së vajzës 22 vjeçare të të ndjerit. Kur u pyet nëse ajo do të bënte ndonjë paraqitje tek kasti i ardhshëm, ai tha: “Nuk mund të llogaris asgjë….Le të themi se asgjë nuk mund të përjashtohet.”
Ai gjithashtu foli dhe për Walker, i cili nuk ishte vetëm kolegu por një nga miqtë e tij më të ngushtë në ekranin e madh.
”Kur tragjedia ndodhi në vitin 2013, ne ndaluam xhirimet e Furious 7 për rreth pesë muaj….dhe studioja mori një vendim të guximshëm, që do të lejonte që personazhi të ekzistonte në mitologjinë tonë.”, tha ai.