Kishte fshehur në magazinën e lokalit një armë dhe municione luftarake, arrestohet 26-vjeçari

0

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit, ku i riu ishte i punësuar si administrator dhe magaziner, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Prej ditësh Policia e Shtetit ka nisur një aksion për identifikimin dhe arrestimin e personave problematikë, me precedentë penalë dhe që mbajnë armë pa leje, pasi përbëjnë rrezik të shtuar për komunitetin.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Forca e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit ku ky shtetas ishte i punësuar si administrator dhe magaziner, kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu