Vajza e Gwyneth Paltrow refuzon të shohë filmat e mamasë së saj, ja arsyeja

0

Vajza e Gwyneth Paltrow, Apple as nuk ja ka idenë sa aktore e mirë është nëna e saj! Do thoni ju si ka mundësi? Epo, Apple ka zgjedhur të mos shohë asnjë prej filmave të Paltrow dhe jo pa arsye.

Gjatë një interviste të fundit, aktorja tregoi se e bija nuk e ka parë kurrë të ëmën të aktrojë dhe si rrjedhojë, asnjë nga filmat e saj përfshi këtu: Contagion, Shakespeare in Love apo Shallow Hal.

“Fëmijët e mi s’më shohin kurrë nëpër filma. Dhe pse kam dyshime se im bir e ka parë Iron Men sepse i pëlqejnë superheronjtë.”

Apple, vajza adoleshente e aktores duket se preferon ta njohë dhe shohë atë vetëm si nënën e saj dhe se i duket shumë e çuditshme kur e sheh në ekranin e madh.

Një ndjesi e tillë duket se i shkaktohet edhe vetë themelueses së “Goop”.

“Unë e urrej, por e urrej seriozisht veten time në çdo film që shoh. I vetmi film që shoh me qejf është The Royal Tenenbaums pasi im atë ka ardhur në xhirime dhe ma ka bërë edhe më të këndshme atë eksperiencë.”- vazhdon ajo.

Me siguri për momentin vajza adoleshente e Gwyneth po mendon pse nëna e saj është fituese e Academy Award, por këtë do ta zbulojë kur të shohë me radhë gjithë filmat e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu