Episod pas episodi, ja çfarë ndodh kur nuk ndaheni dot nga seriali juaj i preferuar

0

‘Gracka’ e shikimit të episodeve të njëpasnjëshme të serialit tonë të preferuar ndikon më shumë seç e imagjinoni. Një episod më tepër ka ndikim të drejtpërdrejtë tek ju në mënyra qe jeni koshient, por nuk i keni vënë në dukje, shkruan InfoWebTv.

  1. Kontakti me emocionet tona

Vdekja e Daenerys apo e Nairobit me siguri ju ka bërë për të qarë dhe kjo angazhon ndjenjat tuaja.Një ekspert thote se shikimi i tepruar ku shikuesit përfshihen në një histori që ndihet si reale është një formë e “transportit narrativ”.

  1. Ndjenja e kënaqësisë

Shikimi i tepërt i një seriali con në prodhimin e dopaminës, e cila nxit ndjenjën e kënaqesisë.Kjo është arsyeja pse dëshira për të parë më shumë episode është ë madhe edhe pse mund te ndiheni të lodhur.

  1. Arratisja ‘harron’ stresin

Shkolla, puna dhe angazhimet e tepërta duket se e ngarkojnë jetën tonë me mijëra gjëra, ndonjëherë edhe të panevojshme. E ku ka më mirë sesa një arratisje në serialin tuaj të preferuar.

  1. Shihen si model në personalitet dhe në marrëdhëniet me të tjerët

Shpesh herë obsesioni për personazhin e preferuar kthehet në dicka serioze. Shumë adhurues marrin shembuj personazhet e serialit në mënyrën se si sillen, vishen apo veprojnë. Gjithashtu kjo ndihmon të bëheni më social dhe të shoqerueshëm me njerëzit qe ju rrethojnë.

infowebtv.com