Stefan Çapaliku promovon librin e tij në Elbasan “Mbyllur për pushime”

0

Shkrimtari dhe dramaturgu shkodran Stefan Çapaliku ka promovuar në Elbasan librin e tij më të fundit “Mbyllur për pushime”.Gjatë aktivitetit ku merrnin pjesë miq dhe artdashës elbasnas , romani më i ri i dramaturgut u promovua dhe diskutua nën moderimin e pedagogut të gazetarisë Hektor Çiftja.

Në roman ngjarjet ndodhin gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga dita e kapitullimit të Italisë, shtator 1943 deri me ardhjen e komunistëve në pushtet, nëntor 1944. Autori rrëfen për median se si lindi ky roman, ku historia rrëfehet me sytë e humbësve, jo të fitimtarëve dhe përse vjen me titullin “Mbyllur për pushime”.

Çapaliku shprehet se “Mbyllur për pushime” na merr për dore dhe na nxjerr nga bregu tjetër, prej nga kurrë se kemi parë historinë tonë. Romani merret me dashuritë e palumtura të disa njerëzve, të nisur për të ndërtuar të ardhme të lumtura.

Përkrah Çapalikut, pedagogu Hektor Ciftja, por dhe drejtorja e bibliotekës Aida Gashi, vlerësuan penën e shkrimtarit shkodran dhe turin e tij për të promovuar librin më të fundit.

Stefan Çapaliku është autor i trilogjisë “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, “Renzo Colllura, një artist i humbur në Shqipëri”, “Serafin Fanko, Felini i teatrit shqiptar” etj.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu