Tyler, the Creator është një ndër këngëtarët më në zë për momentin dhe fama e tij ka arritur kulmin me projektet e tij të suksesshme.
I adhuruar nga përdoruesit e TikTok, por jo nga ato në Twitter, duket se Tyler nuk e ka nisur me këmbë të mbarë karrierën e tij, shkruan InfoWebTv.
Në vitet 2010-2011, Tyler the Creator bëri dhjetra postime të papërshtatshme duke treguar dëshirën e tij të madhe për të kryer marrëdhënie seksuale me Selena Gomez.
Ai i ka kërkuar falje publikisht Selenës nëpërmjet rreshtave të shkruar në tekstin e këngës “Manifesto”.
Ditën e djeshme publikimi i albumit të tij të gjashtë “Call Me If You Get Lost” mori hov, por teksti i “Manifesto” u bë viral.
Në tekst, Tyler flet për mënyrat se si rrjeti ka tentuar ta uli poshtë gjatë fillimit të karrierës së tij. Më pas ai i drejtohet këngëtares Gomez duke thënë se nuk dëshironte ta ofendonte dhe i ka kërkuar falje personalisht.
Tyler, the Creator ka bërë me dije në rrjet se është i hapur ndaj marrëdhënieve me meshkujt, kështu në tekstin e këngës virale ai ka thënë se Selena nuk ishte e vetmja që e joshte, por edhe ish-partenri i saj, Justin Bieber.
infowebtv.com