I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 42 vjeçari

0

Një 42-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin. Sipas policisë është prangosur B. C., 42 vjeç, banues në Gjakovë.

Arrestimi i këtij të fundit është bërë pasi Gjykata Themelore Prizren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet nga strukturat e DVP Durrës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një 42 vjeçar.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar si dhe planit të masave gjatë sezonit turistik, për parandalimin e veprave penale në fushën e vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit kosovar B. C., 42 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore Prizeren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Ky shtetas është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu