5 vjet nga grushti i shtetit në Turqi

0

Nga Anisa Bahiti

Si sot 5 vjet më parë ndodhi përpjekja për grusht shteti në Turqi. 251 viktima dhe mijëra të plagosur…

Pamjet, kur avionët ushtarakë të marrë nën kontroll nga puçistët qëllonin dhe shkatërronin objektivat civilë dhe qytetarë të pafajshëm, do të mbeten të paharruara në kujtesën e brezit tonë.

FETO, dhe ata që e mbështesnin atë, kishin për qëllim eleminimin fizik të Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe të drejtuesve të tjerë të shtetit turk.

Pavarësisht se ata që qëlluan dhe vranë ishin shtetas turq, mendjet e holla që qëndronin pas këtij grusht-shteti qëndronin shumë larg, qëllimi ishte fillimi i luftës civile në Turqi dhe shkatërrimi i brendshëm i Turqisë, sipas modelit te Jemenit.

Një Turqi e fortë ekonomikisht dhe ushtarakisht duhej shkatërruar që të merreshin nën kontroll interesat e mëdha gjeo-energjitike të saj.

Zoti shpëtoi Turqinë, qytetarët e saj dhe drejtuesit e saj, me në krye Presidentin Erdogan 5 vite me parë dhe kjo për një të ardhme të ndritur të një Kombi të madh e të një shteti modern e me prosperitet.

Grushteti i 15 korrikut në Turqi padyshim që për historinë më të rë të vet Turqisë po edhe të botës është një ndër ato ngjarje që lënë impakt të madh për historinë njerëzore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu