Kush është i forti që s’iu bind sot RENEA-s. Edhe pse e rrethuan dhe i drejtuan pistoletat ai iu iku

0

 

Gazmen Cani është personi i cili rrëmbeu të gjithë vëmendjen e medias ditën e sotme duke i ikur nga duart policisë dhe forcave RENEA me Benz-in me xhama të zinj.

Edhe pse pistoletat e policisë ishin drejtuar drejt tij, ai nuk u ndal dhe shtypi gazin për t’u larguar duke rrezikuar edhe jetën e policëve që kishte përballë.

Gjatë operacionit të sotëm antidrogë, u sekuestruan 1.2 kg kokainë, ndërsa pati edhe një incident me gazetarin e News24 Ergys Gjençaj.

Ai ka deklaruar se nuk ka ndaluar pasi u ndje i frikësuar. Ndërkaq policia po heton rolin e tij të mundshëm në aktivitetin kriminal.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu