Ngjarja merr tjetër rrjedhë, zbardhet deklarata e shiferit që iu iku policëve me xhirim gomash: I dhashë gaz sepse…

0

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e ndodhur sot te “Varri i Bamit” në Tiranë. Ngjarja ka marrë një tjetër kthesë. Drejtuesi i mjetit tip Mercedes Benz C Class i cili i iku policisë me shpejtësi, është Gazmend Cani dhe jo Altin Gega siç u raportua në fillim.

Ky i fundit është një prej të arrestuarve si i lidhur me trafikun e drogës.

Gazmend Cani ka thënë në polici se nuk ka lidhje me drogën dhe i iku policisë pasi u ndje i frikësuar. Ai është ndaluar si i dyshuar dhe për faktin se nuk iu bind forcave të rendit, por nga hetimet të cilat vazhdojnë ende, Gazmend Cani dyshohet të mos ketë gisht me grupin që kryenin shpërndarjen e drogës në zonë dhe më gjerë. Ai ka qenë rastësisht aty.

Erjon prenga është organizatori i grupit kriminal dhe shpërndarjes së drogës. Është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe vetë policia në fillim të operacionit ishte pesimiste. Pasi ky person është një nga eksponentët e grupit më të fuqishëm sa i takon shpërndarjes së kokainës në Tiranë.

Policia kishte informacione se kokaina shpërndahej në një dyqan ku sipër shkruhej: Makina me qira!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu