Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në Luginën e Valbonës në Tropojë, e cila është edhe zonë e mbrojtur. Zjarri ka rënë në vendin e njohur si maja e Fazlisë, në fshatin Klysyrë.
Flakë të cilat favorizohen edhe nga era, vijojnë të përhapen me shpejtësi rreth zonës.
Ditët e fundit disa vatra zjarri janë aktivizuar në Shqipëri, duke shkaktuar dëme të mëdha në zonat pyjore.
Situata më problematike u paraqit në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku në fshatin “Asim Zenel” humbi jetën një banor, i cili po përpiqej të shuante flakët pranë shtëpisë së tij.