Më të dashurit për publikun, çifti i famshëm i showbizit do të martohet këtë fundjavë

0

Çifti i njohur i showbizit, Mark Ronson dhe Grace Gummer do të martohen në New York këtë fundjavë.

Sipas Page Six, çifti e ngushtoi listën e të ftuarve tek miqtë dhe familja e ngushtë për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta të COVID-19.

Mark Ronson është vëllai më i madh i stilistes Charlotte Ronson dhe muzikantes Samantha Ronson dhe ka vëllezër e motra të tjerë të famshëm, përfshirë aktoren Annabelle Dexter-Jones.

Gummer, ndërkohë, është vajza e tri herë fitueses së ‘Oscari-it’, Meryl Streep dhe artistit Don Gummer.

Kjo është martesa e dytë për Mark, pasi ai ishte i martuar me aktoren franceze Josephine de La Baume nga 2011 në 2018, ndërsa Grace ishte martuar me muzikantin Tay Strathairn për 42 ditë në 2019.

Ronson po ashtu ishte fejuar më parë me aktoren Rashida Jones nga 2003 në 2004.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu