Zjarri “gllabëron” dhe Luginën e Valbonës, sipërfaqet pyjore pushtohen nga flakët

0

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në Luginën e Valbonës në Tropojë, e cila është edhe zonë e mbrojtur. Zjarri ka rënë në vendin e njohur si maja e Fazlisë, në fshatin Klysyrë.

Flakë të cilat favorizohen edhe nga era, vijojnë të përhapen me shpejtësi rreth zonës.

Ditët e fundit disa vatra zjarri janë aktivizuar në Shqipëri, duke shkaktuar dëme të mëdha në zonat pyjore.

Situata më problematike u paraqit në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku në fshatin “Asim Zenel” humbi jetën një banor, i cili po përpiqej të shuante flakët pranë shtëpisë së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu