Një gomone ka marrë flakë në Vlorë.
Gomonia e cila shërbente për turizëm ka pësuar një defekt nga shkëndija elektrike dhe është djegur.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi te plazhit të vjetër dhe mbi mjetin ishte vetëm pronari i saj. Gomonia po tërhiqet nga policia kufitare për ta çuar në Tri Port.
Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje pronarin e gomones. Gomonia ka qenë në det në momentin që pronari i saj ka konstatuar zjarrin.