24 vjeçari qëllohet 6 herë me pistoletë në pragun e shtëpisë. Emri

0

Atentat në Berat. 24-vjeëari qëllohet 6 herë në pritë afër shtëpisë. Ngjarja ndodhi afër mesnatës në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e xhamisë, në vendin e quajtur “Kinoklubi”.

Tajar Fetiu ka qënë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person i ka shkuar me vrap nga prapa dhe i ka qëlluar 6 herë me pistoletë.

Sipas të njëjtave burime, 2 plumbat e pistoletës e kanë prekur të riun në bark, duke e rrëzuar përtokë.

Ndërkohë, mësohet se autori, pasi e ka goditur disa herë me armë Fetiun, është larguar në rrugicat e lagjes.

Fillimisht, i plagosuri Tajar Fetiu është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Pas plagosjes, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që kanë kryer për disa orë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku kanë gjetur edhe 6 gëzhoja pistotele.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë sekuestruar edhe kamerat e disa bizneseve përreth dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së 24-vjeçarit, që jetonte prej shumë vitesh në Tiranë dhe kishte ardhur në qytetin e Beratit për të ajrosur shtëpinë e vjetër të familjes.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se vetë i plagosuri Tajar Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime.

Të njëjtat burime pohojnë se i plagosuri nuk është njohur si djalë problematik, ndërkohë që nga policia konfirmohet se nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu