Aldo Deliu: Unë jam dakord të këndojë Gorani në Korçë, por me një kusht…

0

Nga Aldo Deliu

Unë jam dakort të këndojë Gorani në Korçë por me një kusht të pushojnë së kënduari politikanët, analistat, gazetarët, mercenaret e tyre antikombëtare..

Nëse ai këndon ose nuk këndon punët në Shqipëri nuk do të shkojnë më mirë.. Patriotizmi që në bëjmë është i çardallosur dhe I çarmatosur.. Ne duhet ti presim të tilla situata me diplomaci, kulture dhe integritet..

Antikombëtaret gajasen kur na shikojnë në këtë derexhe.. Populli thotë ujku po bën namin në merremi me gjurmët..

Por ata kanë mësuar nga baballarët e tyre nëpër botë si ushqehet masa por fatkeqësisht në jemi më të sëmurë.. Jemi I vetmi komb që mbase po flasim me shume për Afganistanin sa vetë Afganistanezet.. Folëm për zgjedhjet në Amerikë me shume se Amerikanët.. Folëm për Brexit me shume se Britanikët.. Kjo patjetër nuk ndodh kot është një ushtri e tërë që merret me lavazhin e masës..

Çështja e Shqiptareve sot nuk është tek Gorani apo të Afganistani..Shqipëria ka nevojë urgjente për të hecur me hapat që kërkon situata dhe koha, por mos humbim pas fjalëve dhe ideve bërthama ose thelbi i gjithçkaje sot është se të gjithë pa dallim duhet të marrim vendim unanim për të larguar klasën 30 vjeçare politike dhe zëvendësimin e saje me njerezit me të mirë, me patriotë, me të ditur e me te urte pa bere asnjë paktë me këtë klasë për të lënë pasardhësit e tyre.. Ne këtë pika besoj se shumica është dakord. Por kjo sigurisht nuk arrihet nga FB por të gjithë duhet të shkruajmë një status me pak ne Facebook dhe të bëjmë një pune konkrete për arritjen e këtij qëllimi, pa ego, pa unë por ne..

Pra ju ftoj që sot të leni një status pa shkruar dhe të mendoni me vetveten se çfarë mund të bëni për të arritur qëllimin

🇦🇱🤝🇦🇱

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu