Kunati në gjendje kritike për jetën/ Vrasja e Bledar Muçës autorët lëshuan 21 plumba kallashnikovi drejt biznesmenit

0

21 plumba kallashnikovi u derdhën drejt biznesmenit Bledar mu♪5a në Lushnje.
Ai u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në lokalin e tij bar “PEDONALE”, ndërsa të plagosur mbetën dhe 5 klientë.

Burimet bëjnë me dije se drejt tij janë shkrehur 21 plumba kallashnikovi. Ka qenë një plumb në zemër ai që i ka marrë jetën Bledar Muçës, teksa ky i fundit qëndronte në tavolinë me të njohur të tij, dhe pranë tyre kishte klientë të tjerë.

Nga pesë të plagosurit që aktualisht janë spital, në gjendje kritike për jetën është kunati i viktimës, shtetasi Judin Velo 32 vjeç. Breshëria e kallashnikovit e ka kapur dhe atë në organet jetike të trupi.

Pistat në të cilat po heton Policia dhe Prokuroria e Lushnjës janë larja e hesapeve të drogës dhe lidhja familjare e Bledar Muçës me Roland Shytin, kreun e grupit “Hakmarrja për drejtësi”. Viktima ishte i martuar me mbesën e Shytit.

Vetë Bledar Muça nuk rezuklton të jetë person i dënuar më parë. Edhe nga burimet, është bërë me dije se viktima ishte një person i qetë dhe joproblematik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu