Ke frikë nga shkarkimi prej Sali Berishës? Përgjigjet Basha

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka kthim pas për sa i takon vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, kur u pyet nga gazetarët nëse ka frikë nga një shkarkim që mund t’i vijë nga paraardhësi Sali Berisha.

Në një konferencë të shkurtër për shtyp, Lulzim Basha sulmoi mazhorancën, duke shigjetuar treshen Tom Doshi, Ronaldo Rakipi dhe Edi Rama, si një aleancë plaçkitësish për Shqipërinë.

PD ka për qëllim që të larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit, thotë më tej Basha, duke shtuar se partneriteti i PD-së me SHBA-të do mbetet i pacënueshëm.

“Rama-Doshi-Rakipi PPP-ja e radhes. Qëllimi i kësaj PPP-je , i kësaj pakice placckitsish është për të mbajtur pushtetin në kosto të familjeve shqiptare . Qëllimi ynë është të bëjmë gjithcka për të larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit. Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipëertisë në aleancen me SHBA-të. Aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA-të duhet dhe do mbetet i pacënueshmë.Ne së bashku me shqiptarët që mezi presin ndryshim do të bëjmë gjithçka që të rikthejme shpresen. Nuk ka kthim pas“, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu