Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Xibrakë.
Një automjet është përplasur me një trajler e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas, njëri në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në të kahet e rrugës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia e cila po normalizon trafikun dhe po administron provat në vendin e ngjarjes.