Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Tre të plagosur, një në gjendje të rëndë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Xibrakë.

Një automjet është përplasur me një trajler e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas, njëri në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në të kahet e rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia e cila po normalizon trafikun dhe po administron provat në vendin e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu