Aksidenti në Xibrakë, vdes gruaja, plagosen dy të tjerë. Njoftimi zyrtar i policisë

0

Aksident i rëndë në aksin aksin Elbasan-Librazhd.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur orës 18:33, në fshatin Xibrakë, ku një kamion ka përplasur një makinë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur viktimë F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe.

Mësohet se kamioni i përfshirë në aksident drejtohej nga V.J., nga Maqedonia e Veriut. Ky kamion është përplasur me makinë tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë. Viktima dhe e plagosura mësohet se udhëtonin me mjetin tip “Cintroen “ që drejtohej nga E.M

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu