Ka nisur festa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Tifozë të shumtë janë mbledhur në Bulevard për të festuar, në pritje të sfidës historike të kuqezinjve me Poloninë, që do të nisë në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Pamje nga kryeqytetit, ku shihen tifozë të shumtë, të ardhur nga Kosova, që këndojnë e kërcejnë në mes të Bulevardit.
Ndërkohë, tifozët kanë hedhur edhe shashka e kapsolla në rrugë, por menjëherë ka ndërhyrë një polic, i cili iu ka kërkuar të mos hedhin më.