Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Burimet për Infoweb bëjnë me dije se makina në pronësi të Shaban Dokut, ka marrë flakë teksa ka qenë e parkuar.
Nuk dihen ende shkaqet, megjithatë nga këqyrja paraprake dyshimet janë se flakët mund të jenë shkaktuar nga ndonjë defekt teknik.
Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkaqet e plota të kësaj ngjarje.